AlbanianSport.com 06.03.2015 17:15
ASNN – Nga data 8, deri më 13 mars 2015 Kombëtarja e të rinjve të Shqipërisë, do të jetë në një turne miqësor në Itali, atje ku do të ketë përballë Italinë, Maltën dhe Uellsin. Ndeshjet do të zhvillohen në “Roma Kaput Mundi”, kurse takimin e parë kuqezinjtë e Altin Lalës do ta kenë të hënën në ora 14:30 përballë Maltës.
Më pas të martën, po në ora 14:30, do të jenë përballë Uellsit, kurse të enjten në ora 14:30 do të jenë përballë Italisë. Për këto miqësore, të cilat vijnë pas ndeshjes së 7 janarit në Elbasan përballë Italisë, trajneri Altin Lala ka thirrur lojtarët e mposhtëm:
Elhan Kastrati, Jorgo Muça, Ardit Humolli, David Bocaj, Keidi Bare, Dejvis Selimi, Gersi Liçkollari, Aris Lalaj, Brajan Tola, Klaudio Shullazi, Daniel Kthella, Rubin Hebaj, Klevis Sadiku, Jurgen Vrapi, David Domgjoni, Ardian Krasniqi, Alesio Hyseni, Sinisha Rajçeviç.