AlbanianSport.com 05.11.2014 15:15
ASNN – Porto për të rinj ka luajtur ndeshjen e radhës të hënën në kryeqytet, teksa ka fituar 4-0 me Shkëndijën B të Tiranës, në një ndeshje rezultati i së cilës nuk është parashikuar nga kryeqytetasi. Dhe në këto kushte, kur cilësia e shkëndijasve ka qenë më e lartë, ia vlen të shkruhet për Porton.
Një skuadër e re e ndërtuar nga trajneri Hasan Hoxha, futbollistët e të cilit po tregojnë se janë të denjë për t’u ndeshur jo vetëm në Kategorinë e Parë, por dhe më lart. Rezultati 4-0 për Porton flet vetë. Por më tepër ajo që ka ngrohur ka qenë niveli i lojës së skuadrës.
Në pjesën e parë kanë shënuar Ndreshaj dhe Lati, kurse në pjesën e dytë kanë thelluar Gjeka e Tema. Në fund 4-0, kurse presidenti i kësaj Akademie, Gjidoda, ka qenë i kënaqur jo vetëm me rezultatin, por dhe me nivelin e lojës së skuadrës së tij në takimin e radhës.
“Besoj se në kaq pak kohë kemi krijuar një skuadër të denjë, si dhe një Akademi, e cila shumë shpejt do të prodhojë futbollistë. Do të punojmë shumë, sepse kemi skuadër me shumë talente, që do t’i shërbejnë të ardhmes së futbollit lezhjan”, – ka përfunduar Gjidoda.