Nën-19-vjeçarët / Edhe Shqipëria e Cungut mundet 0-1 miqësoren me Italinë

Share Button

AlbanianSport.com 13/08/2021 19:20

ASNN – Shqipëria e Nën-19-vjeçarëve ka zhvilluar mesditën e sotme ndeshjen miqësore me bashkëmoshatarët e Italisë, që është luajtur në Koverçiano, në kuadër të përgatitjeve që skuadra kuqezi e drejtuar nga Armando Cungu është duke zhvilluar për eliminatoret e Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe, që do të zhvillohen në muajin nëntor. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të vendasve, me golin e De Nipotit në minutën e 13-të, që erdhi pas një gabimi në vendosje nga ana e mbrojtjes kuqezi.

Ndeshja deri në fund dominohet totalisht nga Kombëtarja shqiptare, që ka pasur 4 raste për shënim dhe ka goditur dhe shtyllën me Henri Nergutin, por pa arritur të ndryshojë rezultatin. Pjesa e parë fillon e qetë me të dy skuadrat që studiojnë lojën. Italia fillon bëhet më kërkuese dhe arrin të gjejë golin në minutën e 13-të, pasi shfrytëzon një gabim të rëndë në mbrojtjen kuqezi dhe De Nipoti finalizon në mënyrën më të mirë. Skuadra e trajnerit Armando Cungu reagon dhe i afrohet në mënyrë të vazhdueshme e kërcënuese portës kundërshtare.

Në minutën e 32-të kuqezinjtë kanë edhe rastin më të mirë për të barazuar ndeshjen, me Henri Nergutin, që godet me kokë dhe topi me portierin e mundur përplaset në shtyllë. Një tjetër rast për gol vjen në minutën e fundit të pjesës së parë me Toçin, që nuk finalizon në mënyrën më të mirë. Në pjesën e dytë të lojës, trajneri Cungu u dha mundësinë 8 lojtarëve të tjerë të aktivizohen, dhe për të ndryshuar rezultatin e ndeshjes, duke parë që paraqitja në fushë ishte pozitive me skuadrën që vazhdonte të kishte lojën në kontroll.

Madje, në shumë momente ishte superiore ndaj kundërshtarit, duke pretenduar edhe në dy momente për 11-metërsh, që sidoqoftë nuk është akorduar. Përtej ndryshimeve në formacion, rezultati nuk ndryshoi dhe gjithҫka u mbyll në favor të Italisë me rezultatin 1-0. Vlen për t’u theksuar se skuadra zhvilloi një paraqitje shumë pozitive dhe në këtë ndeshje u aktivizuan edhe shumë element që vinin për herë të parë në skuadër.

Përgatitjet e kuqezinjve të Armando Cungut për fazën eliminatore të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe do të vazhdojnë në fund të muajit gusht, ku skuadra do të grumbullohet për dy ndeshje miqësore, që do t’i luajë në shtëpi ndaj Nën-19-vjeçarëve të Izraelit. Në këto Eliminatore, shorti e ka vendosur Kombëtaren kuqezi në Grupin 7, një grup ky i vështirë, së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, me ndeshjet që do të luhen në Shqipëri, në datat 10, 13 dhe 16 nëntor 2021.

 

Nën-19-vjeçarët

Itali – Shqipëri           1-0

Formacioni i Shqipërisë: Kacaj (Tozaj 46’), Dervishi (Greca 84’), Bytyҫi (Spahija 84’), Preka (C), Zalli, Zenelaj, Mata (Bibo 68’), Nerguti (Pjeshka 54’), Toҫi (Shpuza 84’), Qefalia (Preloshi  84’), Shpendi (Dragaj 46’).

Trajner: Armando Cungu

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh