AlbanianSport.com 07.02.2015 17:30
ASNN – Butrinti për të rinj ka barazuar në miqësoren e së premtes me Delvinën e Kategorisë së Dytë, 2-2.
Golat për sarandjotët e Odise Çipës janë shënuar nga Ahmeti e Iljazi, kurse për delvinjotët ka luajtur dhe djali i ish-futbollistit të Butrintit dhe Delvinës, Alinani, në një moshë shumë të re.
Ajo që duhet përmendur është fakti se ndeshja është arbitruar nga një treshe e kolegjiumit të Sarandës, atje ku shumë të rinj janë afruar për të gjykuar.
Dhe në përfundim një gjykim korrekt në miqësoren me Delvinën, një barazim 2-2 me Nën-19-vjeçarët e Butrintit.