Nën-18-vjeçarët / Trajneri Dede: Vështirë të vijnë më të mirët në grumbullim

Share Button

AlbanianSport.com 24/04/2019 17:30

ASNN – Trajneri i Kombëtares së Nën-19-vjeçarëve, Nevil Dede, i cili ka grumbulluar skuadrën përfaqësuese të moshës deri në 18 vjeç, doli të mërkurën në konferencë për shtyp, ku analizoi gjendjen e grupit dhe njëherësh pritshmëritë për të ardhmen. Në fakt, Dede pranoi vështirësinë që lidhet me grumbullimet e lojtarëve më të mirë, pasi ata janë në aktivitet me skuadrat e tyre dhe janë pikërisht klubet ku luajnë që nuk u japin leje të vijnë në grumbullime të tilla. Konferenca e Dedes vjen në prag të duelit të dytë miqësor me ekipin e kësaj moshe të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja e parë është mbyllur në barazim 2-2, takim i luajtur në Librazhd, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet po në këtë stadium të enjten, në orën 13:00. Janë dy miqësore që i vlejnë trajnerit Dedja të shohë kapacitetet e së ardhmes. “Është një moshë delikate, pasi janë 1 vit më të vegjël se mosha zyrtare, si numër lojtarësh është i madh, – theksoi Dede, – ne jemi munduar të marrim pjesën më të mirë, por duhet theksuar se kjo moshë nuk rakordon me datat e UEFA-s dhe FIFA-s, kemi bërë disa ftesa në Gjermani dhe Itali.”

“Por klubet nuk na janë përgjigjur pozitivisht, pasi janë ende në aktivitet, – ka vijuar ai. -Me grupin që kemi po mundohemi të krijojmë një bosht solid deri ne fund të vitit 2019. Gjykoj që deri diku bëmë një paraqitje të mirë sa i përket ndeshjes miqësore me Maqedoninë e Veriut, por është hera e parë që grumbullohen dhe futbollistët e kanë të vështirë që të japin më të mirën.” Më pas ai komentoi drejtpërdrejt vështirësinë që ka hasur për të grumbulluar lojtarët më të mirë shqiptarë të kësaj moshe, për shkak të pengesës që bëjnë klubet ku luajnë.

Por shtoi në fund se talente ka dhe duhen parë të gjithë. “Duhet kohë për të bërë paraqitjen e mirë, – pohoi trajneri kuqezi. – Për këto dy ndeshje 50% ishin nga Shqipëria dhe 50 % nga jashtë, me mbështetjen e FSHF-së do të kryejmë edhe një fazë përzgjedhëse dhe në maj do të kemi grupin e plotë për turneun miqësor. Na duhet shumë kohë që të marrim lojtarët dhe të shohim si funksionojnë me grupin, pasi ka raste që janë të angazhuar me klubet e tyre. Sado që federata punon dhe krijon kushtet, futbollistët varen më së shumti nga klubet ku rriten e kushtet që vetë klubet u ofrojnë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh