Gjergj Vyshka 27.10.2014 22:25
Veprimi i lojtarit të Olimpikut është vërtetuar jo vetëm nga delegati i Federatës Shqiptare të Futbollit, Lysien Nurishmi, por dhe vetë gjyqtari, që për “Gazeta e Sportit” ka konfirmuar: “Një prind i një lojtari të Olimpikut po më ofendonte dhe unë kam shkuar për ta sqaruar. Dhe nga pas ka ardhur lojtari dhe më ka goditur nga prapa.”
“Dhe si rrjedhojë nuk isha më në gjendje për të vazhduar lojën”, – ka shtuar shkurtimisht Stolaj. Ndërkohë që në fakt ka qenë një ndeshje pa shumë probleme dhe vetëm kjo ngjarje, e cila ka shëmtuar jo vetëm ndeshjen Partizani-Olimpik, por në tërësi dhe kampionatin e moshave, e ka tensionuar situatën.
Për pasojë ndeshja është ndërprerë dhe tashmë pritet të jetë objekt i Komisionit të Disiplinës, jo vetëm për një fitore në “tavolinë” të Partizanit, për shkak të goditjes së gjyqtarit nga kundërshtari, por dhe për dënimin e agresorit të Stolajt.
Sakaq tek të rinjtë, Partizani i Genc Tomorit ka vazhduar serinë e fitoreve, ndërsa ka mundur 2-0 bashkëmoshatarët e Olimpikut.