Nën-17-vjeçarët / Shqipëria zhgënjen sërish, mposhtet 1-3 nga Norvegjia

Share Button

AlbanianSport.com 25/10/2018 16:10

ASNN – Në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit të grupmoshës deri në 17 vjeç, Shqipëria bën pjesën në grupin e 8 eliminator. Dhe sot, në Stadiumin “Elbasan Arena”, Shqipëria e kësaj moshe pësoi disfatë kundër Norvegjisë, 1-3, në një ndeshje ku kuqezinjtë nuk e meritonin të humbnin, përkundrazi, por disa mangësi në rreshtim dhe gabime që kushtojnë sollën edhe disfatën.

Norvegjezët shënuan me 11-metërsh në fundin e pjesës së parë me anë të Gilmujden. Ishte një faull i Smajlajt ndaj Tveiten dhe 11-metërshi u ekzekutua saktë, duke bërë që norvegjezët ta mbyllnin pjesën e parë 1-0. Në pjesën e dytë ishin sërish nordikët që shënuan dhe dyfishuan rezultatin me anë të Opegardit. Deri në atë moment ndeshjen po e dominonin kuqezinjtë, ndërsa golat po i bënin norvegjezët.

Në minutën e 74-t Tveiten del me karton të kuq dhe për kuqezinjtë e trajnerit Xhemal Mustedanagiç hapet mundësia të mos dalin pa pikë nga kjo përballje. Nisin sulme të fuqishme dhe ia dalin të shënojnë në minutën e 80-të me anë të Elmand Gjinit. Por nuk ia dolën ta barazonin rezultatin, madje norvegjezët në minutën e 3-të shtesë realizuan edhe golin e tretë me anë të Opegardit, duke e fituar ndeshjen 3-1.

Pas kësaj ndeshjeje, Shqipëria mban vendin e fundit në renditje me zero pikë, bashkë me Azerbajxhanin që gjithashtu ka zero pikë. Vendin e parë e mbajnë çekët dhe norvegjezët, me nga 6 pikë, dhe praktikisht janë të kualifikuar më tej, kurse Shqipëria e Nën 17-vjeçarëve do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit më 28 tetor 2018 në “Elbasan Arena” thjesht për statistikë dhe për t’i bërë një mbyllje me dinjitet.

Po në kuadër të grupit të 8-të, Republika Çeke mundi Azerbajxhanin 2-0 dhe duket se çekët janë ekipi favorit për ta mbyllur në vend të parë grupin “shqiptar”. Së fundmi, theksojmë se edhe Kosova e kësaj moshe u mund në grupin e pestë nga Skocia me rezultatin 2-1. Në grupin e saj komandon Zvicra e Nën-17 vjeçarëve që ka shanse më të mëdha për të kaluar në Raundin “Elitë”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh