AlbanianSport.com 01.05.2015 11:35
ASNN – Kombëtarja e Nën-17-vjeçarëve të Shqipërisë, e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç e ka mbyllur turneun e saj miqësor në Austri me një barazim 1-1 ndaj Kosta Rikës.
Golin për tanët e ka shënuar Frensi Qerosi, ndërsa më parë, po në miqësoret e zhvilluara në këtë vend, kuqezinjtë kishin barazuar 0-0 me Meksikën dhe 1-1 me Brazilin, si dhe kishin humbur 0-2 me Austrinë.
Mund të quhet në përgjithësi një turne pozitiv për Nën-17-vjeçarët kuqezi, që përgatiten për Eliminatoret e Kampionatit Evropian. Më parë ata kanë luajtur dhe dy ndeshje me Nën-15-vjeçarët e Italisë, teksa janë mundur 1-3 në Tiranë dhe kanë barazuar 0-0 në Durrës.