AlbanianSport.com 11.10.2014 10:25
ASNN – Shqipëria e Mustedanagiçit ka bërë ndeshjen më të dobët të këtyre Eliminatoreve. Norvegjia ka fituar ndaj San Marinos dhe na shuan shpresat për të kaluar në turin tjetër të Evropianit.
Shqipëria e Nën-17-vjeçarëve, pas ndeshjes së dytë të luajtur dje në Korçë për “Elitë Raund”, i ka thënë lamtumirë kualifikimit për më tej, pasi ka pësuar dy humbje njëra pas tjetrës.
Pas humbjes së tre ditëve më parë, 3-0 nga Norvegjia, dje Shqipëria ka pësuar një disfatë tjetër. Këtë herë 2-0, por me një lojë të dobët dhe për 80 minuta me një rast të vetëm përpara portës kundërshtare.
Vërtet shumë pak për një skuadër kombëtare, por me të drejtë kjo Shqipëri nuk e meritonte të kalonte më tej. Kjo në bazë të dy ndeshjeve të para që luajti, sepse pak tregoi në fushën e lojës.
Ndoshta në të ardhmen nga ky brez futbollistësh pritet më shumë, por që gjithsesi për kaq sa luajti, Shqipëri me të drejtë i tha lamtumirë. Në takimin tjetër të ditës, Norvegjia ka mundur San Marinon 4-0.
San Marino – Norvegji 0-4
Shënues: Saeter 8’, Stensbi 48’,
Bredeli 50’, Fjerllberg 58’
San Marino: Markoni, Averhof, Çevoli, Fortunat, Gasperoni, C. Gati (Raski 74’), Xhiorxhini, Mikeloti (De Anxhelis 50’), Mularoni, Kuaranta, Sopranzi (Banjasko 65’). Trajner: F. Sperindio
Norvegja: Hog, Barstad, Sandrakumar, Bredeli, Hanson (Antonsen 41’), Saeter, Sande, Fjellberg, Karlajli, Helmersen (Grodem 56’), Stensbi. Trajner: E. Jonsen
Gjyqtarë: Z. Proske, J. Patak (R. Çeke), Gj. Bori (Shqipëri)
Karton i verdhë: Xhiorxhini
Austri – Shqipëri 2-0
Shënues: Jakupoviç 51’, Filip 80’+1
Austria: Ehman, Augustin, Skrbiç, Hojtzinger (Basar 74’), Jakupoviç (Shmidt 80’), Opong (Çerni 80’+3), Filip, Omeroviç, Hailman, Prirsh, Lovriç. Trajner: M. Zak
Shqipëria: Muça, Maloku, Kumanova, Sadik (Dhamo 41’), Sykaj, Pepsi (Zeka 57’), Hebaj, Kote, Hajrulla, Ngjela (Poçi 65’), Abara. Trajner: Xh. Mustedanagiç
Gjyqtarë: O. Derdo, M. Ços (Ukrainë), S. Tergeusizov (Kazakistan)
Kartonë të verdhë: Hojtzinger, Filip, Lovriç, Basara / Sadik, Abara