Nën-17-vjeçarët / Mustedanagic: Keqardhje për eliminimin që tani

Share Button

Xhemal-Mustedanagic-koke

AlbanianSport.com 11.10.2014 20:25

ASNN – Trajneri i Nën-17-vjeçarëve të Shqipërisë, Xhemal Mustedanagiç, ka mbetur i zhgënjyer pas përfundimit të ndeshjes së djeshme në Korçë, pasi Shqipëria e tij nuk arriti përfundimisht të kualifikohej më tej. Me zero pikë në dy ndeshje, kuqezinjtë e vegjël i kanë thënë edhe matematikisht “lamtumirë” “Elitë Raundit”, ndërkohë që Mustedanagiç do të deklaronte: “Më vjen keq së pari për futbollin shqiptar dhe për futbollistët e mi që Shqipëria i ka thënë lamtumirë kalimit më tej”.

“Kishim mundësi për ta bërë një gjë të tillë, por me dy humbje i humbëm krejtësisht shpresat që kishim, – ka vijuar boshnjaku i pankinës së kuqezinjve të vegjël. – Për mua ndikuan, në këto dy ndeshje, dy mungesa të rëndësishme të dy futbollistëve të huaj, të cilët për arsye se nuk siguruan pasaportat nuk ishin sot me ne. Luajtëm shumë mirë sot (dje) ndaj Austrisë, patëm disa raste për shënim, por ishim të pafat. 5 gola pësuam në dy ndeshje, 5 gola të thjeshtë dhe është për të ardhur keq.”

“Ju them vetëm një fakt që Austria ka 4-5 vjet që të gjithë futbollistët luajnë bashkë, ndërkohë që ne jemi në proces e sipër dhe kjo zgjat shumë. Po të kishim kohë për të punuar me ekipin do të ishim më mirë. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të fitojmë me San Marinon, sepse në çdo kombëtare duhet vlerësuar çdo ndeshje, qoftë edhe e fundit. Edhe njëherë shpreh keqardhjen për futbollin shqiptar”, ka përfunduar trajneri i Nën-17-vjeçarëve të Shqipërisë, Xhemal Mustedanagiç.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

AlbanianSport.com 13/03/2024 17:30 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të organizojë për të dytin

Futboll – Femra / “UEFA Development”, Nën-16-vjeçaret e nisin me humbje

Futboll – Femra / “UEFA Development”, Nën-16-vjeçaret e nisin me humbje

AlbanianSport.com 11/03/2024 17:10 “UEFA Development” për Nën-16-vjeçaret, Shqipëria luan ndeshjen

Nën-15-vjeçarët / Kombëtarja, grumbullim 3-ditor me lojtarët e kampionatit

Nën-15-vjeçarët / Kombëtarja, grumbullim 3-ditor me lojtarët e kampionatit

AlbanianSport.com 11/03/2024 14:25 ASNN – Kombëtarja e Nën-15-vjeçarëve, grumbullim 3-ditor

Futboll – Femra / “UEFA Development” për Nën-16-vjeçaret, zbardhet lista

Futboll – Femra / “UEFA Development” për Nën-16-vjeçaret, zbardhet lista

AlbanianSport.com 09/03/2024 20:20 ASNN – “UEFA Development” për Nën-16-vjeçaret, trajnerja

Nën-16-vjeçarët / “UEFA Development” Shqipëria e mbyll me fitore

Nën-16-vjeçarët / “UEFA Development” Shqipëria e mbyll me fitore

AlbanianSport.com 07/03/2024 21:50 ASNN – “UEFA Development” për Nën-16-vjeçarët, Shqipëria

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh