Nën-17-vjeçarët / Kuqezinjtë e Beqirit, dy miqësore në Bosnjë-Hercegovinë

Share Button

AlbanianSport.com 05/08/2019 22:45

ASNN – Kuqezinjtë e trajnerit Elvin Beqiri, përballë bashkëmoshatarëve boshnjakë më 13 dhe 15 gusht 2019 në Zenicë. Sipas njoftimit të botuar në faqen e saj në Internet, Federata Shqiptare e Futbollit njofton se më 13 dhe 15 gusht 2019, kuqezinjtë e Kombëtares së Nën-17-vjeçarëve do të përballen në një sfidë të dyfishtë miqësore me bashkëmoshatarët të tyre nga Bosnjë-Hercegovina. Kështu, Kombëtarja e Shqipërisë për grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve në futboll, e cila drejtohet nga trajneri Elvin Beqiri, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore përgjatë gushtit.

Sipas njoftimit të botuar në faqen e saj në Internet, Federata Shqiptare e Futbollit njofton se më 13 dhe 15 gusht 2019, kuqezinjtë e vegjël do të përballen në një sfidë të dyfishtë miqësore me bashkëmoshatarët të tyre nga Bosnjë-Hercegovina. Sipas njoftimit të organizmit që qeveris futbollin në vend, kuqezinjtë do të masin forcën e tyre përballë rivalëve ballkanas për të testuar dhe kolauduar skuadrën për eliminatoret e muajit nëntor, ku do të përballen me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Portugalinë që është pritëse e ndeshjeve të këtij grupi.

Sikundër Kombëtarja e Nën-19-vjeçarëve, edhe ajo e Nën-17 do të grumbullohet në qytetin e Shkodrës më datë 9 gusht 2019, ku do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore përpara nisjes për në Bosnjë-Hercegovinë. Atje, kuqezinjtë e vegjël do të akomodohen në Zenicë, në Qendrën Stërvitore të Federatës Boshnjake të Futbolli. Në këtë kompleks do të zhvillohen edhe dy ndeshjet miqësore. Bosnjë-Hercegovina, ashtu si edhe skuadra e Elvin Beqirit është duke u përgatitur për fazën eliminatore të muajit nëntor ku do të përballet si kokë grupi me Republikën Çeke, Finlandën dhe Moldavinë.

Ndeshja e parë e kuqezinjve me boshnjakët do të luhet më 13 gusht 2019, duke nisur nga ora 17:00, kurse ndeshja e dytë, më 15 gusht paradite, duke nisur nga ora 10:00. Për këto dy ndeshje miqësore do të vëzhgohen lojtarë të datëlindjes 2003, që luajnë në Shqipëri por dhe elementë që vijnë nga jashtë. Këto data nuk janë data zyrtare nga FIFA për ndeshje miqësore dhe jo të gjithë lojtarët kanë miratimin e klubeve përkatëse për t’u bashkuar me kuqezinjtë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh