AlbanianSport.com 27/01/2021 20:10
ASNN – Po të mërkurën janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2021 për grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve, ndeshje të cilat kanë përcaktuar skuadrat që do të diskutojnë ndërmjet tyre trofeun për sezonin 2020-2021. Për këtë grupmoshë, finalja rezervon dy akademi të reja futbolli, siҫ janë Shënkolli dhe Akademia e Futbollit, të cilat mundën përkatësisht Vorën dhe Pepën.
Lezhjanët kishin përballën Vorën, në një ndeshje plot emocione dhe raste shënimi për të dyja skuadrat. Përtej dëshirës, saktësia e goditjeve në portë mungoi dhe gjithҫka në kohën e rregullt u mbyll me barazimin e bardhë 0-0. Siҫ parashikohej dhe në rregullore, skuadrat kaluan menjëherë te goditjet e 11-metërshave dhe saktësia e lojtarëve të Shënkollit u jep këtyre të fundit finalen e madhe.
Ndërkaq, Akademia e Futbollit luajti ndeshjen e dytë gjysmëfinale me elbasanasit e Pepës dhe arriti të sigurojë finalen pas fitores 1-0 falë golit të Halilajt në minutën e 44-t të pjesës së parë. Pjesa e dytë i lojës prodhoi shumë raste shënimi në të dyja portat por ishin bardhekuqtë e Akademisë ata që prekën finalen. Vllaznia-Tirana dhe Akademia Futbollit-Shënkolli janë dy ҫiftet finaliste, që do të diskutojnë ndërmjet tyre trofeun e parë të sezonit 2020-2021.