AlbanianSport.com 21/01/2024 15:20
ASNN – Janë zhvilluar të shtunën dhe të dielën ndeshjet e fazës gjysmëfinale për Kupën e Shqipërisë për grupmoshën e Nën-17 dhe Nën-19-vjeçarëve. Dhe janë Skënderbeu dhe Partizani që do të përballen në finalen e Kupës për grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve, pasi arritën të kualifikohen dhe mes këtyre dy skuadrave do të vendoset se kush do ta fitojë trofeun për këtë edicion.
Gjysmëfinalja e parë u luajt të shtunën mes Skënderbeut dhe Tiranës. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2 dhe më të saktë nga goditjet e 11-metërshve u treguan korçarët që triumfuan 6-5. Në duelin tjetër që u zhvillua të dielën, Partizani mposhti me rezultatin minimal, 1-0, Teutën dhe siguroi finalen e madhe të Kupës për grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve.
Gjithçka u vendos në minutat e para të ndeshjes, aty ku Partizani realizoi golin e vetëm të takimit dhe më pas administroi fitoren. Në kategorinë e moshës së Nën-19-vjeçarëve, finalja e Kupës së Shqipërisë do të diskutohet mes Partizanit dhe Bylisit. Sfida e parë gjysmëfinale u zhvillua të shtunën mes Skënderbeut dhe Partizanit dhe ndeshja përfundoi 2-2.
Më pas, nga goditjet e 11-metërshve, më të saktë u treguan të kuqtë e kryeqytetit, që triumfuan me rezultatin 7-6. Ndërsa dueli tjetër gjysmëfinal u zhvillua të dielën mes Bylisit dhe Laçit. Ballshiotët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe fituan 2-0 ndaj laçianve duke siguruar finalen e madhe të kupës për grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve. Të gjitha ndeshjet u zhvilluan në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.
Kupa e Shqipërisë
(Nën-17-vjeçarët)
Gjysmëfinalet:
20 janar 2024:
Skënderbeu – Tirana 2-2 (6-5)
Kompleksi i Ekipeve Kombëtare në Kamëz
21 janar 2024:
Teuta – Partizani 0-1
Kompleksi i Ekipeve Kombëtare në Kamëz
Finalja:
Skënderbeu – Partizani
Kupa e Shqipërisë
(Nën-19-vjeçarët)
Gjysmëfinalet:
20 janar 2024:
Skënderbeu – Partizani 2-2 (6-7)
Kompleksi i Ekipeve Kombëtare në Kamëz
20 janar 2024:
Bylisi – Laçi 2-0
Kompleksi i Ekipeve Kombëtare në Kamëz
Finalja:
Partizani – Bylis