Nën-16-vjeçarët / “UEFA Development” Shqipëria e mbyll me fitore

Share Button

AlbanianSport.com 07/03/2024 21:50

ASNN – “UEFA Development” për Nën-16-vjeçarët, Shqipëria e mbyll me fitore, renditet në vendin e parë. Kështu, Turneu “UEFA Development” për këtë grupmoshë është mbyllur të enjten me ndeshjet e treta dhe të fundit, në luajtura në “Shtëpinë e Futbollit”, siç njihet ndryshe selia e re e Federatës Shqiptare të Futbollit në kryeqytet. Shqipëria e Nën-16-vjeçarëve triumfoi në takimin ndaj San Marinos me rezultatin 3-1.

Kuqezinjtë dominuan sfidën dhe golat i shënuan Xhordan Luan Kinavong, që realizoi dy, dhe Leon Darius Myrtaj. Trajneri Ardi Behari hodhi në fushë këtë formacion titullar: Erno Mustafa (portiere), Darli Kurti, Fabian Nuhaj, Frensi Mali, Agon Bajrami, Ernesto Marqeshi, Serxho Vogli, Emiljano Mihana (kapiten), Leon Darius Myrtaj, Jordan Luan Kinavong dhe Flavio Shkëmbi.

Ndeshja nisi mirë për kuqezinjtë që gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 9-të. Xhordan Luan Kinavongu goditi saktë me kokë nga brenda zonës dhe shënoi një gol të bukur. Në minutën e 23-të Shqipëria dyfishoi rezultatin me Leon Darjus Myrtaj. Ndërsa katër minuta më vonë në të 27-ën, San Marino gjeti rrugën e rrjetës dhe ngushtoi diferencën.

Pjesa e parë përfundoi 2-1, ndërsa në atë të dytën, kuqezinjtë shënuan edhe një tjetër gol. Xhordan Luan Kinavongu realizoi golin e 3-të dhe të dytin personal, në minutën e 52-të. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe sfida përfundoi 3-1 në favor të Shqipërisë. Trajneri Ardi Behari pati mundësinë të aktivizonte të gjithë lojtarët e grumbulluar në këtë turne, teksa regjistroi dy fitore ndaj Belizes dhe San Marinos.

Ndërsa sfida me Kosovën përfundoi në barazim dhe më pas u fitua nga “Dardanët” me 11-metërsha. Po sot në “Shtëpinë e Futbollit” u luajt të enjten takimi Kosovë-Belize, që përfundoi me fitoren e “Dardanëve” me shifrat 3-0.

 

Rezultatet e ndeshjeve në turneun “UEFA Development“

 

Ndeshjet e para

(2 mars 2024)

 

San Marino – Kosovë          2-2      (5-6 pas 11-m.)

Shqipëri – Belize                  9-0

 

Ndeshjet e dyta

(4 mars 2024)

 

Belize – San Marino             1-1      (4-2 pas 11-m.)

Shqipëri – Kosovë                2-2      (2-3 pas 11-m.)

 

Ndeshjet e 3-ta

(7 mars 2024)

 

Kosovë – Belize                    3-0

Shqipëri – San Marino         3-1

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh