Nën-16-vjeçarët / Turneu “UEFA Development, Bulku publikon listën

Share Button

  AlbanianSport.com 03/04/2022 17:55

ASNN – Turneu “UEFA Development U-16”, Kombëtarja shqiptare zbret në fushë, publikohet lista. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) po bën përgatitjet e fundit për të pritur ndeshjet e turneut “UEFA Development” për Nën-16-vjeçarët, që do të zhvillohet në Shqipëri nga data 9, deri më 14 prill 2022. Siç është bërë e ditur tashmë, përveç Shqipërisë, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e kësaj grupmoshe të Irlandës së Veriut, Perusë dhe Luksemburgut, teksa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Kombëtarja shqiptare e Nën-16-vjeçarëve do të nisë të hënën grumbullimin në kompleksin stërvitor në Durrës, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore, teksa trajneri Ervin Bulku ka bërë publike edhe listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për këtë veprimtari të rëndësishme për moshat. Pjesa më e madhe e futbollistëve të përzgjedhur nga stafi teknik aktivizohen në klubet shqiptare, me vetëm 6 lojtarë që vijnë nga klube të huaja. Bëhet fjalë për futbollistë të cilët kanë qenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave.

Ata janë testuar vazhdimisht gjatë kësaj periudhe në përzgjedhjet  dhe grumbullimet e shumta të ekipeve kombëtare. Turneu do të nisë më 9 prill 2022, ku ndeshja e parë do të jetë Shqipëri-Irlandë e Veriut, me sfidën që nis nga ora 11:00. Po në të njëjtën ditë do të luajë edhe Luksemburgu kundër Perusë, në orën 14:00. Ndeshjet e dyta të turneut luhen më 11 prill, me Shqipëri-Peru që nis në orën 11:00 dhe Irlandë e Veriut-Luksemburg, në orën 14:00. Ndeshjet e fundit në grup luhen në datë 14 prill 2022, me Shqipëri-Luksemburg në orën 11:00 dhe Peru-Irlandë e Veriut në orën 13:00.

 

Më poshtë kalendari i Turneut “UEFA Development” si

edhe lista e Kombëtares shqiptare të Nën-16-vjeçarëve:

 

Turneu “UEFA Development

(Nën-16-vjeçarët)

 

9 prill 2022:

Shqipëri – Irlanda e Veriut              (11:00)

Luksemburg – Peru                          (14:00)

 

11 prill 2022:

Shqipëri – Peru                                 (11:00)

Irlanda e Veriut – Luksemburg       (14:00)

 

14 prill 2022:

Shqipëri – Luksemburg                   (10:00)

Peru – Irlandë e Veriut                     (13:00)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh