AlbanianSport.com 03.05.2015 15:10
ASNN – Shqipëria ka fituar sërish përballë Armenisë, por kësaj radhe me grupmoshat e Nën-16-vjeçarëve. Kombëtarja kuqezi, që drejtohet nga Alban Bushi, është duke dhënë shenja pozitive në turneun “UEFA Development 2015”.
Në ndeshjen që u zhvillua në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet, Shqipëria arriti të marrë tre pikë të reja me golin e Kevin Llanajt që shënoi nga 40 metra. Sfida përfundoi 1-0.
Dje, kuqezinjtë triumfuan përballë moshatarëve të tyre malazezë me rezultatin 3-1. Pas dy fitoreve, Shqipëria është favorite kryesore për ta fituar këtë turne, pasi mjafton që të mos mposhtet në ndeshjen e fundit që luhet sot kundër Qipros.