Nejmari zbret “me këmbë në tokë”: Brazili nuk jam vetëm unë!

Share Button

Nejmar-Brazil

AlbanianSport.com 28.07.2015 12:30

ASNN – Kapiteni i Brazilit, Nejmar, e ka paralajmëruar Barcelonën se dëshiron të jetë pjesë e Lojërave Olimpike me Brazilin në “Rio 2016” dhe edicionit të njëqindvjetorit të Kampioanatit Amerikanolatin të Futbollit, që njihet si “Copa America”, raporton “Goal.com”. “Vërtet dua të luaj, si në Olimpiadë, ashtu dhe në “Copa America”, – ka deklaruar braziliani. – Jam i uritur dhe dua të sqaroj që tani se dua të luaj në të dyja këto veprimtari.”

“E dimë se sa e vështirë do të jetë, si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj, – vijoi Nejmari. – Në Brazil do të jemi nën presion, që është normale. Por larg shtëpisë, tifozët do të presin prej nesh.” Lojërat Olimpike do mbahen në Brazil dhe “Copa America” do zhvillohet në Amerikë. Kurse më tutje ylli i Barcelonës ka shtuar se Brazili ka një përfaqësueses të fortë dhe se nuk varet gjithçka tek ai. “Ata që thonë se Brazili është vetëm unë, nuk e kuptojnë futbollin”, – ka theksuar ai.

“Jam me fat që kam bashkë lojtar të shkëlqyer që më ndihmojnë të shkëlqejë për kombëtaren. Mendoj se Brazili ka një ekip fantastik, një gjeneratë e re që nëse punojmë shumë ne mund të arrijmë gjëra të mëdha në të ardhmen”, – përfundoi Nejmari. Edhe më herët, Nejmari është kritikuar për sjelljen e tij në përfaqësuesen e Brazilit, por ai vetë është mbrojtur dhe justifikuar, ndërkohë që është modest edhe kur e mbivlerësojnë, duke thënë se Brazili ka lojtarë të mëdhenj në vazhdimësi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh