Gjergj Vyshka 15.01.2016 08:35
Ndodh në shekullin e 21-të në Shqipëri mes kryeqytetit Tirana që e ardhmja e shahut shqiptar të bëjë stërvitje nën dritën e qiririt dhe të ndriçueseve.
“Sepse, – thotë trajneri i Akademisë së Shahut, Shkëlqim Çela, – Federata ka pesë vjet që nuk ka paguar dritat tek salla.”
“I kemi pas lidhur me Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, por dhe atyre duket se ua kanë shtrënguar”, – pohon ai.
“Është interesuar sekretarja Pilinçi dhe shpresojmë që të na i lidhin shpejt”, ka përfunduar Çela.
E ky është turp, ndërsa talente si Klean Shuqja, Bruna Tuzi, Tedi Shpati, Pirro Marko, Suzana Kërçiku, etj., që janë pjesë e Akademisë bëjnë stërvitje në kushte të vështira.
Fundi i botës dhe dëshmia për një infrastrukturë zero…