Gjergj Vyshka 06.08.2016 11:35
Presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizai, ka lajmëruar se ndeshjet e lira dhe gladiatorët ngjiten në ring më 14 gusht.
Do të jetë një takim që do të zgjasë për katër orë, ndërsa në të do të jenë 40 sportistëve pas të cilëve do të përzgjidhen më të mirët për veprimtaritë ndërkombëtare.
Ndeshjet do të jenë me mbrojtëse këmbësh dhe doreza me gishta, me nga 3 raunde nga dy minuta secili.
Gjithsej do të jenë 11 klube, ndërsa u është kërkuar të gjithëve ta vlerësojnë pjesëmarrjen në këtë veprimtari.