Gjergj Vyshka 02.04.2015 19:50
Në historikun e vet, teksa ka luajtur sa në Vlorë, aq dhe në Berat, Durrës, apo dhe Korçë e Elbasan, në Shkodër kuqezinjtë numërojnë në historikun e tyre pesë ndeshje. E kanë nisur më 1946, teksa kanë fituar 5-0 me Malin e Zi, pikërisht më 22 shtator të atij viti.
Më pas më 29 mars 2003, tashmë për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2004, teksa në krye të kuqezinjve ishte gjermani Hans Peter Brigel, kemi mundur në “Loro Boriçi”, Rusinë 3-1. Për të kaluar më 7 shkurt 2007 po në Shkodër, në një ndeshje miqësore të humbur ndaj Maqedonisë, 0-1.
Kurse më 24 mars 2007, tashmë për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2008, kemi barazuar me Slloveninë, 0-0. Ishte koha që tanët stërviteshin nga Oto Bariç. Dhe e fundit është më 10 gusht 2011, ndërsa kemi fituar 3-2 ndaj Malit të Zi. Si përfundim numërohen pesë ndeshje zyrtare të kuqezinjve në Shkodër.