AlbanianSport.com 21/11/2018 20:15
ASNN – UEFA përcakton grupimet e skuadrave kombëtare, Shqipëria bie në vazon 4, Kosova ngjitet në vazon 5. Suksesi i Kosovës në Ligën e Kombeve, ku është dhe skuadra më golashënuese e këtij turneu, nuk e ka ndihmuar mjaftueshëm për t’u ngjitur në vazon 4 të UEFA-s, prandaj ajo do të mbetet në vazon numër 5, me një përparim të lehtë.
Ndërkohë, Shqipëria humbi një vazo pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Tani kuqezinjtë ndodhen në vazon numër 4, ndryshe nga dy vite më parë kur në Eliminatoret e Botërorit ishin në vazon numër 3. Dihet që në vazon e parë janë skuadrat më të mira të kontinentit, ndërkohë që surpriza e madhe e vetme është Gjermania, e cila për herë të parë në historinë e saj zbret në vazon B.
Për Shqipërinë dhe Kosovën hapet rruga që të kenë pse jo një short që mund t’i përplasë së bashku në grupin e ardhshëm eliminator për Kampionatin Evropian të vitit 2020. Kjo pasi në vazon 4 ku ndodhet Shqipëria, 3 skuadra do të jenë më të forta se ajo dhe një ose dy të tilla më të dobëta (teorikisht). Gjysma e grupeve eliminatore (pra pesë grupe nga 10 gjithsej) do të jenë me 5 ekipe, kurse gjysma tjetër do të jenë me 6 ekipe.
Do të jetë shorti ai që do të përcaktojë edhe kundërshtarët e Eliminatoreve të Evropianit të ardhshëm. Shorti hidhet në fillim të muajit dhjetor. Më poshtë jepen 6 vazot e UEFA-s me skuadrat përkatëse.
Vazo 1:
Anglia, Portugali, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.
Vazo 2:
Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.
Vazo 3:
Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.
Vazo 4:
Shqipëria, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Greqi, Lituani, Mali i Zi, Estoni, Hungari dhe Rumani.
Vazo 5:
Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjilbraltar, Kazakistan, Kosova, Luksemburg, Maqedoni, Moldavi dhe Ishujt Faraore.
Vazo 6:
Andora, Letonia, Lihtenshtejni, San Marino dhe Malta.