AlbanianSport.com 27/02/2019 08:20
ASNN – LëBron Xhejms bëhet basketbollisti i 5-të më i mirë si pikëshënues i historisë dhe i 10-ti i si pasuesi më i mirë. LëBron Xhejms theu një rekord historik të karrierës së tij. Edhe pse skuadra e tij, Los Anxheles Lejkërs pësuan humbjen e radhës në Konferncën e perëndimit ndaj Memfisit, me shifrat 105-110, vetë Xhejms theu rekorde të reja në karrierën e tij.
Tani ai është futur në 5-shen më të mirë të historisë së NBA-së si shënues, por edhe në 10-shen më të mirë të historisë së basketbollit amerikan si pasues për kosh. Ai vijon të regjistrojë rekorde të reja, por Lejkërsat si skuadër këtë edicion po shkojnë nga disfata në disfatë dhe ka gjasa të mos kualifikohen në tetë më të mirat në renditje për të marrë pjesë në “play-off”.
Me 24 pikë në ndeshjen e fundit, 11 pasime për kosh dhe 12 topa të zotëruar në tabelë, ai regjistroi dhe një rekord të ri, atë të realizimit për herë të 79-të dyshifror të trefishtë. Një arritje e madhe e karrierës së tij. Në fakt, Xhejmsi e kishte kaluar Çemberlejnin që para disa muajsh, duke i marrë vendin e 5-të, tani ai është brenda 10-shes së emrave të mëdhenj edhe si pasues për kosh, duke e bërë 34-vjeçarin Xhejms një fenomen të basketbollit botëror, në rrugën e duhur për të thyer rekorde të reja.
Në tabelën e mëposhtme jepen pikëshënuesit më të mëdhenj
në historinë e basketbollit amerikan (NBA-së)
Nr. Basketbollisti Pikë
- Karim Abdul-Xhabar 38,387
- Karl Malon 36,928
- Kobe Brajan 33,643
- Majkëll Xhordan 32,292
- LeBron Xhejms 32,162
- Uilt Çamberlejn 31,419
- Dirk Novitzki 31,340
- Shejk O’Nill 28,596
- Moses Malon 27,409
- Elvin Hejses 27,313
- Hakim Olaxhuon 26,946
- Oskar Robertson 26,710
- Dominik Uilkins 26,668
- Tim Dankan 26,496
- Pol Pirs 26,397