AlbanianSport.com 03.06.2016 17:35
Në “Orekëll Arina”, Gollden Stejt e ka bërë të vetën finalen e parë të titullit “kampion” në basketbollin amerikan, përtej një mbrëmje jo fort të shkëlqyer të Kërrit dhe Tomsonit. Lav ka shënuar koshin e parë, por janë lojtarët e Uorriërs që provojnë të marrin kontrollin e ndeshjes, ndërsa kanë fiksuar epërsinë 24-17.
Klivlend tenton përmbysjen, por në pushim është në disavantazhin 52-43. Në pjesën e tretë, Kavalirs duken në gjendje për të rikuperuar. Gollden Stejt mbetet në ndeshje dhe arrin ta mbyllë pjesën e tretë në totalin 74-68. Në pjesën e katërt, Uorriërs nuk përmbahen.
Madje Klivlendit nuk i mjaftojnë as 23 pikët e LëBron Xhejmsit dhe 26 pikët e Ërving. Në përfundim, 104-89 për Gollden Stejt.