Gjergj Vyshka 21.06.2016 17:05
Klivlendi, në mënyrë surprizë, ka marrë për herë të parë titullin e kampionit në basketbollin amerikan. Kavaliers kanë arritur që me shumë mrekulli të rikuperojnë disavantazhin 1-3 dhe në ndeshjen e shtatë ta mundin Gollden Stejtin në fushën e vetë, 93-89.
Një prezantim shumë i madh i LëBron Xhejms, që ka realizuar 27 pikë dhe ka fituar 11 topa në tabelë. E për rrjedhojë është Lojtari i Ndeshjes (MVP). Vendimtar për fitoren e Klivlendit ka qenë edhe Irvingu, me 26 pikë të shënuara dhe 6 topa të zotëruar në tabelë.
Mirë është paraqitur edhe dhe Kerri, me 17 pikë, dhe Tomsoni, me 14 pikë. Për Gollden Stejtin nuk ka mjaftuar ndeshja shumë e mirë e Grinit, që ka realizuar 32 pikë, për të përmbysur situatën. Ndaj Klivlend Kavalirs janë për herë të parë “kampionë” të basketbollit amerikan.