AlbanianSport.com 17/02/2022 23:55
ASNN – Ndërkaq, midis takimeve të tjera, spikati barazimi 1-1 që Napoli mori në “Kamp Nou” përballë Barcelonës, aty ku italianët e mbyllën pjesën e parë në epërsi. Por 11-metërshi i saktë i Ferran Torresit në të dytën i shmangu humbjen në shtëpi katallanëve.
Rezultati më i papritur i mbrëmjes ishte padyshim humbja 2-4 që Borusia e Dortmundit pësoi në fushën e vet përballë Gllasgou Rejnxhërs. Skocezët e mbyllën pjesën e parë në epërsi të dyfishtë, teksa në të dytën të dyja skuadrat shënuan nga dy gola në atë të dytën, por janë miqtë që morën me vete një fitore të vyer për ndeshjen e kthimit në fushën e tyre.
Sherifi i Tiraspolit mundi në fushën e vet 2-0 Bragën, Real Betisi fitoi 3-2 në Shën Pjetërburg përballë Zenitit vendas, Sevilja mundi 3-1 në Spanjë Dinamon e Zagrebit, ndërsa Lajpcigu dhe Real Sociedadi e mbyllën në barazim 2-2 ndeshjen e parë midis tyre në Gjermani.