AlbanianSport.com 03.03.2015 18:25
ASNN – Naftëtari-Tomori është derbi i prefekturës së Beratit, i cili të mërkurën do të luhet në stadiumin “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës. Kuçovarët u kanë bërë thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë, sepse të gjithë bashkë duhet të vazhdojnë ecurinë pozitive të rezultateve të Naftëtarit.
Ndërkohë në Kuçovë janë të kënaqur dhe me ecurinë e trajnerit Adriatik Kanani, i cili në katër ndeshje ka marrë katër pikë, të cilat kanë ardhur nga barazimi 2-2 me Shkumbinin, nga fitorja 1-0 me Luftëtarin dhe nga barazimi 0-0 me Sopotin. E vetmja humbje është në Sarandë, 1-2.
Ndërkohë që në miqësore Naftëtari i Kananit ka fituar me Hajvalinë 3-1, ka barazuar me Besën 1-1 dhe me Tomorin 0-0, si dhe është mundur 0-1 nga Bylisi dhe Lushnja. Në të tilla kushte të gjithë besojnë në aftësitë e Kananit, kurse Naftëtari më shumë se kurrë ka shanse për të mbijetuar në Kategorinë e Parë.