AlbanianSport.com 15.01.2015 21:25
ASNN – Petraq Bifsha nuk është trajneri i Naftëtarit. Dhe për rrjedhojë skuadra është në pritje të trajnerit të ri, sikurse dhe përforcimeve të reja.
Ndërkohë dje për një skuadër ndryshe dhe të qëndrueshme në Kategorinë e Parë, Naftëtari i është akorduar buxheti financiar nga Bashkia Kuçovë në shumë 12.000.000 lekë të rinj.
Tifozët e kanë falënderuar trajnerin Bifsha, ndërsa sipas tyre kjo dorëheqje ishte më e mira për të dy palët.
Madje i kanë uruar suksese atij, kurse trajneri i ri pritet të emërohet këto ditë.