AlbanianSport.com 11.10.2016 15:20
ASNN – Në Kuçovë janë gati për nisjen e kampionatit dhe, në prag të kampionatit, trajneri Kristaq Mile ka bërë dhe një analizë për të gjithë situatën që është në skuadrën kuçovare. Ai është optimist se skuadra që do të drejtohet prej tij do të bëjë një shfaqje të bukur sportiv si në lojë, ashtu dhe në rezultate. E pavarësisht rivaliteti në grupin e Jugut, Mile shfaqet i besuar se Naftëtari i tij e ka të prenotuar kryesimin ende pa nisur kampionatin.
Dhe në një deklaratë për Sport Ekspres, Mile u ka treguar kundërshtarëve të tij se tashmë duhet të luftojnë për vendin e dytë në grupin e Jugut. “Naftëtari është duke zhvilluar një punë specifike në funksion të ndeshjes së parë me Gramozin, – ka thënë ai. – Është një kundërshtar me lojtarë të rinj e që luajnë bukur e mbi të gjitha agresive në fushën e vet. Ka në krye një trajner si Ilir Qirjako, i cili është miku im. E ne jemi duke ndërtuar gjithçka në funksion të kundërshtarit.”
“Ne do të luajmë me zemër e jemi duke marrë masat maksimale për ta ndalur këtë kundërshtar, – ka vijuar trajneri beratas i kuçovarëve. – Jemi duke menduar për fitoren. Unë jam shprehur dhe më parë se puna jonë është premtues që nis me mbështetjen e drejtuesit të klubit, ish-futbollistit të njohur të Naftëtarit, Bajram Frahollit. Për të vazhduar me kryebashkiakun Selfo Kapllani. E të dy së bashku na kanë dhënë një mbështetje financiare që është garanci se Naftëtari do të jetë në Kategorinë e Parë.”
“Naftëtari e ka të prenotuar kryesimin që tani”, – ka përfunduar trajneri i kuçovarëvee, Kristaq Mile.