Gjergj Vyshka 25.01.2015 20:35
Naftëtari ka qenë i fortë edhe në miqësoren me Tomorin, e cila është luajtur dje në Berat.Pasi ka fituar 3-1 me kosovarët e Hajvalisë dhe ka barazuar 1-1 me Besën në Kavajë, të njëjtën gjë e ka bërë dje në Berat. Ndeshja ka nisur e shpejtë për Naftëtarin, që me Zylyftarin ka goditur traun.
Madje i njëjti futbollist ka humbur edhe një 11-metërsh. Dhe sipas faqes zyrtare në “Facebook” të KF Naftëtarit, duke i bërë një analizë tre ndeshjeve të fundit miqësore, ekipi po ecën jashtëzakonisht mirë. Krijohen raste pa fund shënimi dhe mbrojtja e Naftëtarit është e hekurt.
Kurse mesfusha është e aftë të ndërtojë dhe të shkatërrojë sulmet e kundërshtarit. Të gjithë lojtarët pa përjashtim janë në nivel të lartë dhe të gjithë së bashku besojnë se Naftëtari do të mbijetojë. Në këtë miqësore Kopaçe ka qenë në formë. Ndërkohë tek Tomori ka luajtur 16- vjeçari Mario Rustaj.
Loja e tij ka qenë shumë e mirë në qendër të mbrojtjes. Që do të thotë se Berati vazhdon të nxjerrë talente. Megjithatë Naftëtari ka bërë një tjetër miqësore të mirë.
Tomori – Naftëtari 0-0