AlbanianSport.com 30.01.2014 12:25
ASNN – Naftëtari ka vendosur që periudhën përgatitore ta mbyllë me ndeshje miqësore në “Roza Haxhiu”, që duket se do të jetë e fundit dhe për verdhejeshilët e Banos, të cilët më pas do të përgatiten për ndeshjen e 7 shkurtit 2015 ndaj Dinamos.
Naftëtari deri më tani ka luajtur katër miqësore, teksa ka fituar 3-1 me Hajvalinë, ka barazuar 1-1 me Besën dhe 0-0 me Tomorin, si dhe është mundur 1-0 nga Bylisi. Kurse për Lushnjën kjo është miqësorja e pestë.
Është mundur 2-0 nga Partizanit, 2-1 nga Mamurrasi, 2-0 nga Hajvalia dhe ka fituar 2-1 me Apoloninë. Gjithsesi sot dueli i “kokës me bishtin” për grupin e Jugut të Kategorisë së Parë do të luhet në Lushnjë.