AlbanianSport.com 17.02.2015 22:05
ASNN – Naftëtari-Luftëtari do të jetë një sfidë shumë interesante, e cila të shtunën do të luhet në stadiumin “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës. Pozitive për skuadrën e drejtuar nga Kanani dhe Dume është fakti që do të kthehen tifozët në shkallët e stadiumit.
Duket se kështu ka përfunduar dhe pezullimi që fusha kuçovare kishte marrë nga Komisioni i Disiplinës në FSHF. Dhe me filozofinë “Ju nuk jeni vetëm”, tifozët kanë premtuar se do të jenë të shumtë të shtunën në “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës.
Dhe dje skuadra ka nisur përgatitjet e saj për ndeshjen me gjirokastritët, ndërsa të gjithë kanë nisur të ftojnë njëri-tjetrin në mënyrë që stadiumi të jetë sa më plot dhe Naftëtari t’i kthehet fitoreve.