AlbanianSport.com 16.01.2015 21:25
ASNN – Adriatik Kanani dhe Dashnor Dume do të jenë trajnerët që do të drejtojnë Naftëtarin deri në fund të sezonit.
Madje, me ekipin dje në stërvitje janë bashkuar dhe tre futbollistë brazilianë të cilët do të jenë në provë.
Nga këta të tre, njëri është mbrojtës krahu, njëri mesfushor qendre, ndërsa i fundit mesfushor krahu.
Dhe me kthimin e Kananit dhe Dumes në krye të Naftëtarit me skuadrën është bashkuar dhe Aldo Hima.
Dhe tashmë të gjithë kanë besimin se Naftëtari do të mbijetojë në Kategorinë e Parë, ndërsa tifozët kanë deklaruar: “Po rikthehemi”.