AlbanianSport.com 11.08.2015 16:05
ASNN – Romario Alushi, mesfushori i Naftëtarit, ka deklaruar se skuadra është e vonuar në përgatitjet e saj. “Drejtuesit e klubit dhe të Bashkisë i dinë mirë punët e tyre dhe përgjegjësitë që kanë për futbollin”, – ka thënë ai.
“Nuk kam asnjë dyshim që ata do të bëjnë më të mirën, – ka vijuar mesfushori i kuçovarëve. – Por koha kalon dhe ne duhet të nisim përgatitjet, sepse ky pushim i gjatë nuk u shërben objektivave që ka Naftëtari për t’u kthyer në Kategorinë e Parë.”
“Pas një muaji nis Kategoria e Dytë, ndaj duhet nxituar për fillimin e përgatitjeve”, – ka përfunduar Alushi.