Gjergj Vyshka 28.09.2015 16:10
Federata Shqiptare e Mundjes me President Martin Bibën dhe Sekretar të Përgjithshëm Ndriçim Spahiu dje, në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ka zhvilluar Kampionatin Kombëtar të Mundjes Klasike dhe Të Lirë për dy grupmosha, atë të shkollorëve dhe para të rinjve. Rreth 15 ekipe kanë sjellë në tapet 150 mundës, të cilët shumë shpejt i takojnë së ardhmes së këtij sporti për të vijuar traditën e kahershme që mundja ka në vendin tonë.
Krahas ekipeve të traditës si Vlora Wrestling, Korabi, Tërbuni, Teuta, Vllaznia, Tirana, Besëlidhja, Apolonia, Tomori, Olimpik G, Burreli, Kavaja, Kukësi, në këtë kampionat për herë të parë ka marrë pjesë dhe Golloborda. “Vlora Wrestling” ka bërë “namin”, teksa është kampione e dyfishtë në mundje klasike, kjo për shkollorët e para të rinjtë. Por janë dalluar dhe Tirana, që ka dalë kampione në mundjen e lirë për shkollorët dhe Teuta në mundjen e lirë për para të rinjtë.
Përgjithësisht një garë e qetë, që solli një atmosferë të gëzueshme në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ndërsa tashmë pritet që të zhvillohet edhe kampionati i të rinjve dhe i të rriturve si aktiviteti më madhor i vitit 2015.
Kampionatin Kombëtar të
Mundjes Klasike & Të Lirë
i Shkollorëve & Paratërinjve
Rezultatet teknike:
Mundje klasike – Shkollorë
Pesha 32 kg Aleksandër Petroshati (Vlora Wrestling)
Pesha 35 kg Velonardo Voci (Tirana)
Pesha 38 kg David Petroshati (Vlora Wrestling)
Pesha 42 kg Theodhor Kristani (Vlora Wrestling)
Pesha 47 kg Klajdi Kapllanaj (Vlora Wrestling)
Pesha 53 kg Kelsi Nelaj (Vlora Wrestling)
Pesha 59 kg Ergis Lulaj (Tomori)
Pesha 66 kg Françesko Kulla (Vlora Wrestling)
Pesha 73 kg Klodian Sinanaj (Vlora Wrestling)
Pesha 85 kg Egli Sinanaj (Vlora Wrestling)
Si ekip: Vlora Wrestling 46 pikë
Sportisti më i mirë: Aleksandër Petroshati (Vlora Wrestling)
Mundje e lirë – Shkollorët
Pesha 32 kg Maringlen Beqiraj (Tirana)
Pesha 35 kg Sazan Zajmi (Tirana)
Pesha 38 kg Endri Avdyli (Teuta)
Pesha 42 kg Florian Dama (Tirana)
Pesha 47 kg Orgist Dauti (Tirana)
Pesha 53 kg Emanuel Çekrezi (Tirana)
Pesha 59 kg Eglis Domi (Tirana)
Pesha 66 kg Ordis Lilaj (Tirana)
Pesha 73 kg Arlind Selita (Teuta)
Pesha 85 kg Ardit Lluka (Tërbuni)
Si ekip: Tirana 32 pikë
Sportisti më i mirë: Ordis Lilaj (Tirana)
Mundje klasike – Paratërinj
Pesha 42 kg Julian Shehu (Tirana)
Pesha 50 kg Bajram Sina (Tirana)
Pesha 54 kg Leonardo Frrokaj (Tirana)
Pesha 58 kg Flegert Voci (Tirana)
Pesha 63 kg Kevin Kupi (Tirana)
Pesha 69 kg Ardit Ndoi (Besëlidhja)
Pesha 76 kg Emiljano Kananaj (Vlora Wrestling)
Pesha 85 kg Vlajon Shabanaj (Vlora Wrestling)
Pesha 100 kg Fabricio Lulaj (Vlora Wrestling)
Si ekip: Vlora Wrestling 26 pikë
Sportisti më i mirë: Leonardo Frrokaj (Tirana)
Mundje e lirë – Paratërinj
Pesha 46 kg Edison Uka (Teuta)
Pesha 50 kg Oltian Bardhi (Teuta)
Pesha 54 kg Ledian Alla (Teuta)
Pesha 58 kg Sure Vrioni (Teuta)
Pesha 63 kg Eriglen Prizreni (Teuta)
Pesha 69 kg Evis Dino (Kukësi)
Pesha 76 kg Emiljano Onuzi (Teuta)
Pesha 85 kg Hans Mara (Teuta)
Pesha 100 kg Paris Karepi (Teuta)
Si ekip: Teuta 34 pikë
Sportisti më i mirë: Hans Mara (Teuta)