Gjergj Vyshka 09.05.2016 12:55
Federata Shqiptare e Mundjes ka zhvilluar dje Kupën e Shqipërisë për shkollorët dhe para të rinjtë. Një veprimtari që ka zgjatur për gati 7 orë, ndërsa 14 ekipet për të dy kategoritë e moshave në të dy stilet kanë sjellë 790 mundës në tapet.
Kështu ekipet e Tomorit, Teutës, Tiranës, Kamzës, Kukësit, Vllaznisë, Tërbunit, Korabit, Vlorës Wrestling, Besëlidhjes, Burrelit dhe Flamurtarit kanë konkurruar fort për të shpallur fitues të Kupës së Shqipërisë.
Kanë qenë gjithsej 45 mundës tek shkollorët dhe 25 mundës për para të rinjtë. Jo vetëm kaq, por Parid Sinanaj, Sazan Zaimi, Sure Vrioni dhe Kevin Kupi janë shpallur mundësit më të mirë të veprimtarisë.
E në fund të ceremonisë së dorëzimit të diplomat për tre vendet e para, kupat për skuadrat, apo dhe për sportistët më të mirë, janë shpallur dhe dy gjyqtarët më të mirë të Kupës së Shqipërisë për shkollorë e paratërinj.
Është fjala për Kujtim Kovaçin dhe Besnik Pregjën. Kjo ishte veprimtaria e dytë kombëtare, ndërsa në qershor do të jetë Kupa e Shqipërisë për Të Rritur për t’ia lënë radhën Kampionateve në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.
Përfundimisht Tirana ka dominuar mundjen e moshave, ndërsa është fituese e stilit të lirë për shkollorët dhe stilit klasik për para të rinj. E të njëjtën gjë ka bërë dhe Vlora Wrestling dhe Teuta.
Kupa e Shqipërisë në Mundje
për Shkollorë & Paratërinj
Rezultatet teknike:
Shkollorë – Stili klasik (Greko-Romak)
Pesha 32 kg Ergi Uku (Tirana)
Pesha 35 kg Matias Hitaj (Flamurtari)
Pesha 38 kg Ardit Zeneli (Vlora Wrestling)
Pesha 42 kg David Petoshati (Vlora Wrestling)
Pesha 47 kg Oltion Kozhani (Besëlidhja)
Pesha 53 kg Kristian Pelushaj (Besëlidhja)
Pesha 59 kg Tedi Llanaj (Flamurtari)
Pesha 66 kg Parid Sinanaj (Vlora Wrestling)
Pesha 73 kg Egli Sinanaj (Vlora Wrestling)
Pesha 85 kg Klajdi Rrapaj (Vlora Wrestling)
Si ekip: Vlora Wrestling 37 pikë
Sportisti më i mirë: Parid Sinanaj (Vlora Wrestling)
Shkollorë – Stili i lirë
Pesha 32 kg Ervin Braka (Teuta)
Pesha 35 kg Qerim Vrapi (Teuta)
Pesha 38 kg Sazan Zaimi (Tirana)
Pesha 42 kg Ervin Canga (Tirana)
Pesha 47 kg Lorenc Merdini (Korabi)
Pesha 53 kg Orges Dauti (Tirana)
Pesha 59 kg Emanuel Çekrezi (Tirana)
Pesha 66 kg Marin Zaku (Teuta)
Pesha 73 kg Arlind Selita (Teuta)
Pesha 85 kg Kelmend Çanaku (Teuta)
Si ekip: Tirana 37 pikë
Sportisti më i mirë: Sazan Zaimi (Tirana)
Paratërinj – Stili i lirë
Pesha 42 kg Endri Avdyli (Teuta)
Pesha 46 kg Leart Paca (Kukësi)
Pesha 50 kg Serxhio Roci (Teuta)
Pesha 54 kg Eglis Domi (Tirana)
Pesha 58 kg Sure Vrioni (Teuta)
Pesha 63 kg Ordis Lila (Tirana)
Pesha 69 kg Elvis Mehmeti (Tirana)
Pesha 76 kg Visart Pelivani (Kukësi)
Pesha 85 kg Hans Mara (Teuta)
Pesha 100 kg Emiljano Onuzi (Kukësi)
Si ekip: Teuta 40 pikë
Sportisti më i mirë: Sure Vrioni (Teuta)
Paratërinj – Stili klasik
Pesha 42 kg Verenaldo Voci (Teuta)
Pesha 46 kg Julian Shaqiri (Tirana)
Pesha 50 kg Henri Balliu (Tomori)
Pesha 54 kg Elert Shaba (Tirana)
Pesha 58 kg Flegert Voci (Tirana)
Pësha 63 kg Leandro Frrokaj (Tirana)
Pesha 69 kg Kevin Kupi (Tirana)
Pesha 76 kg Marselino Blloshmi (Vlora Wrestling)
Pesha 85 kg Klevis Goxhaj (Vlora Wrestling)
Pesha 100 kg Mateos Vrapi (Tirana)
Si ekip: Tirana 42 pikë
Sportisti më i mirë: Kevin Kupi (Tirana)