Mundje / Spahiu: Shala synon kualifikimin për në Olimpiadën e Rios

Share Button

Mundje-Biba-Shala-Islamaj-Ndregjoni

Gjergj Vyshka 03.03.2016 16:10

Sekretari Spahiu: Nëse do të jetë në tre vendet e para të peshës deri në 97 kg, atëherë nuk do të ketë nevojë të marrë pjesë në turnetë kualifikuese për Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Përtej kësaj, pjesëmarrja e Egzon Shalës në emër të Shqipërisë në këtë Kampionat Evropian është e rëndësishme jo vetëm për të, por dhe për mundjen, që kërkon kështu të kualifikojë një sportist me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.

“E gjithë ideja, – thotë sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Mundjes, Ndriçim Spahiu, – është renditja në tre vendet e para që siguron jo vetëm medaljen, por dhe pjesëmarrjen me normë për në Lojërat Olimpike. Sepse kështu nuk do të ketë nevojë të pjesëmarrjes në tre turnetë kualifikues, që janë në Zrenjanin të Serbisë, në Mongoli dhe në Stamboll të Turqisë. Ne shpresojmë që Shala të arrijë tek medalja dhe tek kualifikimi.”

“Është shumë e rëndësishme për ne që të kemi të paktën një sportist me normë kualifikimi dhe kemi besim tek Egzon Shala”, – ka përfunduar nr. 2 i organizmit që qeveris mundjen shqiptare. Egzon Shala është medalist i bronztë në Lojërat Mesdhetare të Mersinit më 2013 dhe ka marrë vendin e 7-të në Kampionatin Botëror më 2014. Këto rezultate, së bashku me arritjet në disa turne të tjerë, të bindin që Egzon Shala si i vetmi përfaqësues i mundjes shqiptare në Evropianin e Rigës do të jetë aq i suksesshëm sa kërkojnë drejtuesit e Federatës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh