Gjergj Vyshka 07.09.2016 15:25
Pjesë e familjes së madhe të mundjes botërore është bërë dhe Kosova, e cila do të jetë anëtare me të drejta të plota të Federatës Botërore të Mundjes.
“Kjo është një ditë historike për mundjen e Kosovës pasi i sportistëve të saj u hapen dyert për veprimtaritë ndërkombëtare në të gjitha kategoritë e moshave”, – ka sqaruar Sekretari i Përgjithshëm i FSHM-së, Ndriçim Spahiu.
Kështu, duket se pjesëmarrja në Kongresin e Federatës Botërore të Mundjes në Makon të Francës ka qenë me bereqet për mundjen shqiptare.
Sepse ndërkombëtarisht njihet Federata Shqiptare e Mundjes me president Martin Bibën.