Gjergj Vyshka 27.10.2014 21:05
Shpresim Gjana dhe Osman Hajdari mundësit më të mirë të kësaj gare. Federata Shqiptare e Mundjes nderon Agron Kryekurtin, Kreshnik Lekën dhe Meleq Zajmin. Federata Shqiptare e Mundjes ka zhvilluar veprimtarinë e saj të radhës, teksa është mbajtur Kampionati Kombëtar i Të Rinjve.
Olimpik G në mundjen klasike dhe Teuta në mundjen e lirë kanë dominuar mbi të tjerët, kurse Shpresim Gjana dhe Osman Hajdari kanë qenë mundësit më të mirë të kësaj veprimtarie. Por Federata Shqiptare e Mundjes nuk ka harruar të nderojë figurat e saj, gjë që e bën më së shumti në të gjitha veprimtaritë kombëtare.
Kështu dje “Nderi i Federatës Shqiptare të Mundjes” janë shpallur Agron Kryekurti, Kreshnik Leka dhe Meleq Zajmi. Ajo që duhet evidentuar është fakti se ka qenë një veprimtari e qetë, i cili ka pasur dhe prezencën e Sahid Prizrenit, që tashmë, pas marrjes së pasaportës australiane, do të garojë për shtetin e “kangurëve”.
Gjithçka ka ardhur pas divergjencave që ai ka pasur me presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, të bëra të ditura dhe në një emision mëngjesi në Top Channel. “Së shpejti do të shkojë në Gjermani për të nisur garën në Bundesligë. Kurse më vonë do të konkurroj për Australinë”, – ka thënë Prizreni.
Gjithsesi përtej kësaj, kampionati i të rinjve të mundjes shqiptare i ka shpallur fituesit e saj, që janë Olimpik G dhe Teuta.
Rezultatet teknike të Kampionatit të Mundjes për moshat
Mundjes Klasike:
Pesha 50 kg Kevin Kupi (Olimpik G)
Pesha 55 kg Oresti Tafa (Olimpik G)
Pesha 60 kg Jurgen Uku (Olimpik G)
Pesha 66 kg Shpresim Gjana (Olimpik G)
Pesha 74 kg Orgest Margjekaj (Olimpik G)
Pesha 84 kg Boris Frrokaj (Olimpik G)
Pesha 96 kg Jurgen Vlashi (Olimpik G)
Pesha 120 kg Xhordi Pasha (Olimpik G)
Si ekip: Olimpik G 40 pikë
Sportisti më i mirë: Shpresim Gjana (Olimpik G)
Mundje e Lirë:
Pesha 50 kg Serxhio Roi (Teuta)
Pesha 55 kg Sure Vrioni (Jones Fitness)
Pesha 60 kg Eriglend Prizreni (Teuta)
Pesha 66 kg Gjesian Menga (Teuta)
Pesha 74 kg Osman Hajdari (Tirana)
Pesha 84 kg Elton Hallai (Tirana)
Pesha 96 kg Paris Karepi (Teuta)
Pesha 120 kg Kid Kazazi (Teuta)
Si ekip: Teuta 29 pikë
Sportisti më i mirë: Osman Hajdari (Tirana)