AlbanianSport.com 26/11/2018 13:40
ASNN – Federata Shqiptare e Mundjes organizoi në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet Kampionatin Kombëtar të Mundjes për Të Rritur, si në stilin e lirë, ashtu edhe në atë greko-romak, me një pjesëmarrje të kënaqshme prej 74 sportistësh, nga të cilët 44 në stilin e lirë.
Në këtë veprimtari morën pjesë 12 klube: Tirana, Tomori, Burreli, Flamurtari, Kukësi, Besëlidhja, Tërbuni, Vllaznia, Teuta, Korabi, Kamza dhe Besa. Titullin në stilin e lirë si ekip e mori Tirana me 235 pikë, duke qenë dominuese absolute e kampionatit. Edhe në stilin klasik ishte po Tirana si ekip që zuri vendin e parë me të njëjtën kuotë pikësh.
Sportisti më i mirë në stilin e lirë u shpall Paris Karepi, ndërsa në stilin greko-romak sportisti më i mirë u shpall Bajram Sina. Në fund të veprimtarisë, sekretari i federatës, njëherësh ish-mundës i madh, Sahit Prizreni, vuri në pah faktin se nga institucionet shtetërore duhet të ketë një vëmendje më të madhe karshi sportit në tërësi dhe mundjes në veçanti, pasi sportistët nuk mund të bëjnë gara pa përfituar asgjë.
Kampionati Kombëtar
i Mundjes – Të Rritur
(24-25 nëntor 2018)
Stili i lirë
Renditja Ekipore:
Tirana 235 pike
Teuta 130 pike
Vllaznia 45 pike
Renditja sipas peshave:
Peshat 57 kg Oltian Bardhi (Tirana)
Peshat 61 kg Imirian Rabdishti (Teuta)
Peshat 65 kg Isa Merkja (Tirana)
Peshat 70 kg Eriglent Prizreni (Tirana)
Peshat 74 kg Orgest Lila (Tirana)
Peshat 79 kg Festim Cengu (Tirana)
Peshat 86 kg Hans Mara (Tirana)
Peshat 92 kg Klodjan Bulica (Tirana)
Peshat 97 kg Emiliano Onuzi (Tirana)
Peshat 125 kg Paris Karepi (Tirana)
Sportisti më i mirë: Paris Karepi (Tirana)
Stili Greko-Roman
Renditja Ekipore:
- Tirana 235 pikë
- Tomori 100 pikë
- Flamurtari 65 pikë
Renditja sipas peshave:
Pesha 55 kg Emiliano Tafa (Tirana)
Pesha 60 kg Bajram Sina (Tirana)
Peshat 63 kg Jurgen Uku (Tirana)
Peshat 67 kg Flygend Voci (Tirana)
Peshat 72 kg Kevin Kupi (Tirana)
Peshat 77 kg Dritan Therepeli (Flamurtari)
Peshat 82 kg Julian Gjelaj (Besëlidhja)
Peshat 87 kg Aurel Thanasi (Tomori)
Peshat 97 kg Kevi Ballabani (Tirana)
Peshat 130 kg Jurgen Vlashi (Tirana)
Sportisti më i mirë: Bajram Sina (Tirana)
Ekipet pjesëmarrëse:
Tirana
Tomorri
Flamurtari
Burreli
Besëlidhja
Kukësi
Teuta
Vllaznia
Tërbuni
Korabi
Besa
Kamza