AlbanianSport.com 31.10.2015 16:40
ASNN – Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, ka nisur Kampionati Kombëtar i Mundjes për Të Rinj në. Mundësit e rinj konkurrojnë për titullin “kampion” dhe për të shpallur sportistin më të mirë.
Federata Shqiptare e Mundjes ka organizuar veprimtarinë e radhës, Kampionatin Kombëtar për Të Rinj, në stilin e lirë dhe atë klasik. Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, mundësit e rinj kanë zhvilluar ndeshjet e tyre për të përcaktuar mundësin më të mirë dhe ekipin fitues të titullin “kampion”.
Në stilin e lirë morën pjesë mundës nga 9 ekipe: Besa, Golloborda, Kukësi, Kamza, Korabi, Tirana, Teuta, Puka dhe Vllaznia. Ndërsa në stilin klasik konkurruan sportistë nga 5 ekipe: Tirana, “Vlora Wrestling”, Flamurtari, “Olimpik G” dhe Kukësi.