Gjergj Vyshka 15.10.2016 08:45
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Mundjes, Ndriçim Spahiu, ka bërë të ditur se në Kampionatin Ballkanik të shkollorëve në Bursa janë marrë 3 medalje në stilin greko-romak.
Është fjala për një vend të dytë dhe dy vende të treta. Sot do të jetë gara për stilin e lirë, ndërkohë që delegacioni shqiptar dje ka pasur dhe një takim me kryesinë e Federatës së Mundjes së Turqisë dhe presidentin Musa Ajdin.