Gjergj Vyshka 09.06.2016 15:45
Mundja shqiptare pritet të pushtojë të shtunën sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Sepse sipas sekretarit të përgjithshëm Ndriçim Spahiu, në atë ditë do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë për Të Rritur në të dy stilet, klasike dhe e lirë.
Ndeshjet do të nisin rreth orës 09:00 për të mbaruar diku nga mesdita e vonë, ndërsa në ora 12:30 do të zhvillohet dhe ceremonia e hapjes, atje ku do të jenë të pranishëm presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba dhe anëtarë të kryesisë.
Madje pritet të ketë, ashtu sikurse dhe herët e tjera, nderim të figurave të mundjes shqiptare. E kësisoj Kupa e Shqipërisë në mundje për të rritur tashmë është gati për t’u mbajtur në fundjavë.