Mundje / FSHM nderon 6 ish-mundës, përgëzon Godellin & Begajn

Share Button

Mundje-figurat-2014

Gjergj Vyshka 16.10.2014 16:40

Përtej problemeve që mbart një kampionat, kjo dhe për shkak të kërkesave të mëdha për t’u shpallur fitues, Federata Shqiptare e Mundjes e ka kthyer tashmë në traditë nderimin e atyre që kanë kontribuar ndër vite për zhvillimin e këtij sporti në vend.

Kështu ka ndodhur dhe dje në ceremoninë e hapjes së kampionatit, e cila është paraprirë dhe nga grupi i valltarëve të vegjël, kuptohet për të krijuar një tjetër atmosferën.

Dhe me titullin “Nderi i mundjes shqiptare” janë nderuar Artan Mitro, Luan Bejtaj, Fatmir Muça, Shkëlzen Gega, Ndue Ndoci dhe Vajdin Lamaj. Sakaq presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, ka kërkuar një minutë heshtje për ish-mundësin e Besëlidhjes, Pëllumb Hila, i ndarë nga jeta disa ditë më parë.

“Duhet të bëjë të ditur se kampionët e tanishëm do të jenë pjesë e kombëtares në Kampionatet Evropiane dhe Botërore, të cilat do të jenë të vlefshme si kualifikuese për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016””, – ka theksuar ai.

“Ne si Federatë urojmë Daniel Godellin dhe Romela Begajn për titullin “kampion bote” në peshëngritje, duke shpresuar edhe mundja do të ketë kampionët e saj të Evropës, Botës, e pse jo dhe Olimpik. Ju uroj suksese dhe le të fitojë më i miri.”

 

Rezultatet teknike të

Kampionatit Kombëtar

të Mundjes – Të Rritur

 

Stili klasik

Pesha 59 kg              Jurgen Uku (Olimpik G)

Pesha 66 kg              Shpresim Gjana (Olimpik G)

Pesha 71 kg              Dritan Therepeli (Tomori)

Pesha 75 kg              Julian Gjelaj (Besëlidhja)

Pesha 80 kg              Enio Limushaj (Flamurtari)

Pesha 85 kg              Alban Meçaj (Besëlidhja)

Pesha 98 kg              Xhordi Pasha (Olimpik G)

Pesha 130 kg           Klodian Koçi (Partizani)

 

Si ekip: Besëlidhja 26 pikë

Sportisti më i mirë: Shpresim Gjana (Olimpik G)

 

Stili i lirë

Pesha 57 kg              Islam Islamaj (Teuta)

Pesha 61 kg              Veli Susuri (Kukësi)

Pesha 65 kg              Elton Azuni (Teuta)

Pesha 70 kg              Vilson Ndregjoni (Teuta)

Pesha 74 kg              Qamil Bajrami (Vllaznia)

Pesha 86 kg              Blerim Isederi (Kukësi)

Pesha 97 kg              Edon Shala (Kukësi)

Pesha 125 kg           Egzon Shala (Kukësi)

 

Si ekip: Teuta 27 pikë

Sportisti më i mirë: Qamil Bajrami (Vllaznia)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Mundje / Mbyllet Kupa e Shqipërisë, Tirana mbizotëron në të dy stilet

Mundje / Mbyllet Kupa e Shqipërisë, Tirana mbizotëron në të dy stilet

AlbanianSport.com 25/02/2024 21:50 ASNN – Kupa e Shqipërisë, mundësit e Tiranës dominojnë në tapet,

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

AlbanianSport.com 24/02/2024 22:35 ASNN – Federata Shqiptare e Mundjes, edhe duke shfrytëzuar

(Video) Mundje / Trajneri i Teutës, Sinan Trimi: Synojmë medaljet në Kupë

(Video) Mundje / Trajneri i Teutës, Sinan Trimi: Synojmë medaljet në Kupë

AlbanianSport.com 23/02/2024 21:55 ASNN – Siç dihet, mundja shqiptare nis të shtunën veprimtaritë

Mundje / Të shtunën zbret në tapet Kupa e Shqipërisë për Të Rritur

Mundje / Të shtunën zbret në tapet Kupa e Shqipërisë për Të Rritur

AlbanianSport.com 23/02/2024 19:55 ASNN – Pas Evropianit historik, mundja rikthehet të shtunën

Mundje / Prizreni: Dudajevi? E kam pritur suksesin, Abakarovi mbetet “kampion”

Mundje / Prizreni: Dudajevi? E kam pritur suksesin, Abakarovi mbetet “kampion”

AlbanianSport.com 20/02/2024 18:10 ASNN – Triumfi i Shqipërisë në Evropianin e mundjes, Presidenti

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh