Mundje / FSHM çon në gjyq Ministrinë: Ka dhunuar pavarësinë e Federatës

Share Button

Mundje-asambleja-2015-Biba

Gjergj Vyshka 11.08.2015 07:50

Sekretari Spahiu: “Më 4 shtator nisin seancat gjyqësore, nuk mund të shkelja statutin me mandate të dyta e të paregjistruara më parë”. Federata Shqiptare e Mundjes, me President Martin Bibën dhe Sekretar të Përgjithshëm Ndriçim Spahiun, tashmë e ka hedhur në gjyq Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Sipas kryekzekutivit të mundjes shqiptar më 4 shtator nis seanca gjyqësore, ndërsa mundjes shqiptare që nga koha e Asamblesë së 30 majit është e bllokuar. Është e bllokuar në fondet financiare, por është e bllokuar dhe ligjërisht, sepse Drejtoria e Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve nuk i ka njohur zgjedhjet e zhvilluara në mjediset e Hotel “Rognerit”.

Atje ku u zgjodh president Martin Biba, i cili fitoi garën me Arben Ndokën. Madje në një farë mënyre këto janë zgjedhje që janë njohur dhe ndërkombëtarisht, ndërsa prezent në asamble ka qenë dhe i dërguari i Federatës Botërore të Mundjes. E jo më kot sot mundja shqiptare merr pjesë në të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare. Për të gjithë situatën e krijuar pritet që sot presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, të dalë në konferencë për shtyp. Sipas Spahiut, e gjithë situata e krijuar pas asamblesë zgjedhore të 30 majit është dhunim i pavarësisë së kësaj Federate, çka bie ndesh me parimet ndërkombëtare të pavarësisë së sportit.

“Unë nuk mund të shkelja statutin dhe të pranoja mandate të dyta jashtë asaj çfarë kishin regjistruar më parë klubet apo Bashkitë, – ka deklaruar ai. – Sepse ka pasur një afat në regjistrimin e tyre. Dhe pse më është bërë kërkesë për të pranuar një ditë përpara këto mandate në një farë mënyre të sajuara nuk e kam bërë, sepse nesër do të më thonin që është shkelur statuti. Ne kemi 15 delegatë, të cilët kanë qenë prezent në sallë, ndërsa e gjitha është bërë për 9 delegat, të cilët nuk ishin të regjistruar. Mandate e dyta mund të jenë njerëz të ardhur nga disiplina të tjera sportive, apo inspektorë klubesh, por që nuk kanë lidhje me mundjen. Të gjithë trajnerët që ishin të pranishëm, votuan konform rregullave.”

“Dhe atëherë kur e parë që nuk mund të çanin në këtë drejtim u kujtuan dhe së bashku me Ministrinë thanë që janë shkelur rregullat, – vijoi Spahiu. – Madje për të qenë në rregull ne kemi kërkuar dhe takim me Ministren Lindita Nikolla, e cila nuk na ka pritur, sepse ka qenë e angazhuar ato ditë me Ligjin për Arsimin e Lartë. Për këtë ne i jemi drejtuar gjyqit, sepse nuk mund të pranojmë që të bëhen dhe një herë zgjedhjet nga e para. Ato janë konform rregullores.” Nuk duhet harruar që në asamblenë zgjedhore të mundjes kanë qenë prezent si zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj, ashtu dhe Drejtori i Sporteve në këtë ministri, Vladimir Gjonaj.

Në një farë mënyre mundja shqiptare ka marrë zemër dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ditë më parë ka akuzuar Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për mos kryerjen e procedurave që lidhen me pasaportat e kosovarëve. Por ajo që është e vërtetë është fakti që tashmë mundja shqiptare e ka hedhur në gjyq Ministrinë, seancë që nis më 4 shtator, për dhunim të pavarësisë së këtij institucioni…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh