Gjergj Vyshka 09.05.2016 09:35
Tirana dominon mundjen e moshave, dyfish fitues e Kupës së Shqipërisë për shkollorë e paratërinj. Dallohen Vlora Wrestling dhe Teuta, ndërsa Parid Sinanaj, Sazan Zaimi, Sure Vrioni dhe Kepin Kupi më të mirët e veprimtarisë.
Federata Shqiptare e Mundjes ka nderuar dhe pesë nga figurat e saj. Dhe ashtu sikurse është traditë, Federata Shqiptare e Mundjes në praninë e Sekretarit të Përgjithshëm Ndriçim Spahiu, kanë nderuar me titullin “Nderi i Mundjes” pesë nga figurat e saj.
Bëhet fjalë për Dilaver Koçin, Beqir Avdiun, Ismet Gurin, Sotiraq Kulin dhe Xhelil Cibakun. Kjo ishte veprimtaria e dytë kombëtare, ndërsa në qershor do të jetë Kupa e Shqipërisë për Të Rritur për t’ia lënë radhën Kampionateve në 6-mujorin e dytë të këtij viti.