AlbanianSport.com 02/06/2020 18:40
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, të cilat i referohen Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), mundësit Egzon Shala i është miratuar bursa nga Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
KOK-u ka kërkuar që Shalës t’i jepet bursa olimpike për “Tokio 2020”, në vend të karateistit Alvin Karaqi, të cilit i ishte ndërprerë bursa, pasi ai vendosi më pas të përfaqësojë Shqipërinë.
Egzon Shala e ka fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike në Tokio në kategorinë e peshës trupore deri 125 kilogramë. Por Lojërat Olimpike janë shtyrë për një vit për shkak të epidemisë së “Covid-19”.
29-vjeçari Shala do të përfitojë nga 350 dollarë në muaj nga Solidariteti Olimpik, ndërsa vlen nga 1 maji i vitit 2020. Duhet theksuar se mundësi në fjalë ka përfaqësuar deri në vitet e fundit Shqipërinë në veprimtaritë ndërkombëtare.