Mundësit shqiptarë vazhdojnë të arrijnë rezultate të larta në arenën ndërkombëtare. Egzon Shala ka mundur të renditet në vendin e 7-të, në konkurrimin në kategorinë e peshës trupore deri në 97 kg të stilit të lirë, në përfundim të Kampionatit Botëror të Mundjes për Të Rritur që u zhvillua në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent, nga data 6, deri më 10 shtator 2014.
Presidenti i FSHM-së, Martin Biba ka thënë fjalët më të mira për paraqitjen e Egzonit në këtë botëror, por kërkon vëmendjen e ministrisë së sportit dhe qeverisë për të ndihmuar këta sportistë me të ardhme. Edhe trajneri i Egzonit, Sulejman Shala, është i bindur se në Olimpiadën e 2016-s, mundësi do të marrë medalje. Për arritjen e këtyre rezultateve të larta nga Egzon Shala, sigurisht që ka ndikuar shumë faza përgatitore që mundësi shqiptar ka kryer në Maqedoni dhe Bullgari.