Gjergj Vyshka 21.01.2015 12:20
Tirana në mundje, pasi ka bërë të sajin si trajner Sahid Prizrenin, tashmë ka përfituar dhe dy mundës kampion.
Bëhet fjalë për kosovarët Egzon dhe Edon Shalën, dy “kampionë” të afirmuar në mundjen e lirë.
Madje Egzon Shala është ndër ata sportistë që së bashku me Luiza Gegën mund të jenë të vetmit e kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
E për talentin që kanë, edhe me dëshirën e Prizrenit trajner, ata janë bërë pjesë e Tiranës në mundje.