Gjergj Vyshka 09.05.2016 16:15
Mundja shqiptare nuk do të ketë sportist me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, sepse Egzon Shala e ka djegur mundësinë e tij të fundit në turneun kualifikues në Stamboll.
Nëse në turin eliminator mundësi kosovar fitoi 4-0 ndaj sllovakut Jozef Jaloviar, në turin e 16-shes është mundur nga taxhiku Rustam Iskandari, madje thellësisht, me shifrat 0-11.
Parë kështu me një fitore dhe katër humbje, në total pesë ndeshje, është në vendin e 11-të në peshën 97 kg, ndërsa kështu nuk ka më shanse për të qenë i kualifikuar me normë për në “Rio 2016”.