Për Bibën, mundja klasike ka talente si Amarildo Gjeka, Xhordi Pasha, të cilët kanë marrë pjesë në Kampionatet Evropiane dhe Botërore për Të Rinj. “Sigurisht që ata e kanë të ardhmen përpara”, – ka thënë Biba.
“Por për këtë Botëror nuk mund të ishin të tillë për një garë të këtij niveli. Në veprimtaritë e tjera dhe ato do t’i bashkëngjiten kombëtares së mundjes”, – ka përfunduar kreu i FSHM-së lidhur me mungesën e mundësve klasikë në Botërorin e Tashkentit.